Trajneri i Napolit, Antonio Conte ka lavdëruar kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së kësaj fundjave në Serie A.
Napoli është nikoqir i Romës në ndeshjen e javës së 13-të në Serie A, ky synon t’i kthehet fitores për të ruajtur pozitën e parë në tabelë.
Para kësaj ndeshje të rëndësishme, trajneri Conte është pyetur për dyshen e qendrës së mbrojtjes, Amir Rrahmani dhe Alessandro Buongiorno, ku ka zgjedhur fjalët më të mira për të dy.
“Alessandro, duke marrë parasysh moshën e tij, ka margjina të gjera dhe po përmirësohet në shumë aspekte, është i zhytur në mendime, pranues, kur i tregon diçka e absorbon menjëherë”.
“Pranë tij ka fatin të ketë dikë si Amiri që është një ushtar, një robot, është i kalibruar, është kompjuter, më ka befasuar se është shumë punëtor”.
“Duhet t’i thuash gjërat, por ai i ruan dhe i bën menjëherë. Unë jam i lumtur për ta”, përfundoi trajneri i Napolit.
Ndryshe, kapiteni i Kosovës ka luajtur në 12 ndeshjet e para të këtij sezoni, të gjitha nga 90 minuta, duke qenë lojtari më i rregullt i Contes në formacion. /Telegrafi/
Antonio Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin: Është një ushtar, robot, kompjuter / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.