Anglia ka barazuar pa gola me Slloveninë, por ka vazhduar lojën e mërzitshme dhe jo atraktive, me të cilën do të hyjë në 1/8 e finales.

Trajneri anglez, Gareth Southgate është duke u kritikuar për lojën dhe formacionin që është duke e paraqitur në këtë Evropian.

Edhe në ndeshjen ndaj Sllovenisë inkuadrimet e tij ishin të vonshme, teksa ka aktivizuar Cole Palmer e Kobbie Mainoo në minutat e fundit të takimit.

Rastin më të mirë në këtë takim e kishte Palmer në minutat shtesë kur me një goditje zhargas tentoi, mirëpo në vend ishte Jan Oblak që me lehtësi priti këtë goditje.

Me këtë barazim Anglia mbetet në pozitën e parë me pesë pikë, ndërkaq Sllovenia tubon 3 pikë në pozitën e dytë.

Danimarka ka po aq pikë dhe siguron kalimin tutje.

Serbia mbetet e fundit që përshëndetet nga ky Evropian.

Bujë të madhe të martën bëri fotografia e një tifozi anglez, të cilin e zuri gjumi nga loja e mërzitshme e Anglisë.

 

 

Anglia me lojë të mërzitshme vazhdon rrugëtimin në Evropian / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version