Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve ku në çerekfinale do të përballet me Zvicrën, shkruan Reporteri.net.

Edhe pse kaloi tutje anglezët gjatë 90 minutave të rregullt dëshpëruan me lojë, dhe vetëm në vazhdime arritën të këndellen.

Të parët në epërsi kaluan sllovakët që realizuan në minutën e 25-të ndeshjes përmes Ivan Schranz, i cili heshti lojtarët dhe tifozët anglezë.

Ky rezultat mbeti deri në minutën e 95-të, dhe kur të gjithë menduan se Anglia po eleminohej, ashtu nuk mendoi ylli Jude Bellingham që shpëtoi kombëtaren e tij nga eleminimi pasi shënoi një supergol.

 

Më pas erdhën vazhdimet, e para në Euro 2024. Dhe me të filluar ato, anglezët arritën të kalojnë në epërsi përmes golit me kokë që e shënoi sulmuesi Harry Keane.

Deri në fund të ndeshjes Sllovakia u mundua të barazoi rezultatin dhe të siguroi penaltitë, por nuk ia arriti qëllimit.

Kështu në çerekfinale shkoi Anglia e cila do të luajë me Zvicrën e shqiptarëve Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. /Reporteri.net/.

 

Anglia kalon në çerekfinale, do të përballet me Zvicrën e Xhakës e Shaqirit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version