
Ka përfunduar me rezultat 1-1 koha e rregullt mes Anglisë e Zvicrës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa në minutën e 75-të ishte Embolo ai që ndryshoi rezultatin pas një asistimi të Ndoye.
Por, gëzimi i zviceranëve ishte jetëshkurtër pasi vetëm pesë minuta më vonë, ishte Anglia ajo që barazoi shifrat me anë të Sakas, i cili shënoi gol të bukur nga jashtë zonës.
Anglia e Zvicra shkojnë në vazhdime / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.