Është mbyllur me rezultatin 1-0 për “Tre Luanët” pjesa e parë në Wembley mes Anglisë dhe Shqipërisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026-të.

Një pjesë e parë e dominuar nga anlglezët, por dhe me disa raste ku Shqipëria mund të përfitonte.

Në minutën e 20-të të takimit Levis shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Bellingham duke kaluar Anglinë në avantazh.

Ndërsa në fund të pjesës së parë kapiteni Berat Gjimshiti bëri prekjen magjike duke mos lejuar Anglinë të dyfishonte rezultatin.

Angli-Shqipëri, mbyllet 1-0 në favor të “Tre Luanëve” pjesa e parë në Wembley / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version