Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në një koferencë për media përpara finales në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund, dhe u pyet në mënyrë specifike për karakterin e skuadrës për të shënuar gola të vonshëm.

“Kjo është një pyetje e ndërlikuar. Varet. Por ka diçka të veçantë në këtë klub; kaq shumë herë nuk mund të jetë një rastësi”, tregoi ai.

“Ndoshta historia, tradita, cilësia… Nuk e di, por ka ndodhur shumë herë dhe kjo do të thotë se nuk është rastësi”.

Ancelotti, mes tjerash potencoi se janë përgatitur mirë për ta përballuar ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

“Prioriteti është që të transmetohen ide të qarta te lojtarët. Të jemi sa më të drejtpërdrejtë sepse sa më shumë, aq më pak nervoz do të ketë skuadra. Unë do të shkoj taktikisht. Emocionet vijnë më vonë dhe secili i trajton sipas karakterit të tij. Para ndeshjes do të ketë emocione negative, por frika është një pjesë e rëndësishme për t’i bërë gjërat mirë, këtë duhet ta dimë. Kemi treguar cilësi dhe sakrificë kolektive. Të dyja do të jenë kyçe nesër”.

Ancelotti në finalen e parë të Real Madridit në Wembley.

“Jam i emocionuar për dy arsye. E para është ta luajmë këtë ndeshje, më të rëndësishmen e të gjithë sezonit, dhe gjithashtu ta bëjmë në një mjedis historik. Jemi të lumtur dhe shpresojmë të tregojmë më të mirën nesër”, u shpreh trajneri italian.

Ai tregoi se si ka ndryshuar nga 10 vjet më parë.

“Unë jam dhjetë vjet më i madh! Por unë ende ndihem i ri, është e vërtetë. Hera e parë që isha në një finale të Champions League ishte dhjetë vjet më parë dhe kam mësuar shumë. Ky brez është i aftë të bëjë gjëra të mëdha… dhe ka ende lojtarë që ishin atje dhjetë vjet më parë. Është e pabesueshme, nëse mendon për këtë”.

Ancelotti nëse kjo finale do të përcaktojë sezonin.

“Obsesioni ynë është të garojmë, të japim më të mirën tonë në çdo ndeshje. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi… por padyshim që fitorja e Ligës së Kampionëve është shumë i rëndësishme. Thënë kështu, sezoni ka qenë tashmë shumë i suksesshëm, pavarësisht se çfarë do të ndodhë nesër”, përfundoi Ancelotti.

Ancelotti nuk habitet me golat e vonshëm të Realit, ekipi dallohet nga historia dhe tradita / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version