Carlo Anceotti, trajneri i Real Madridit është shfaqur sot në konferencë për media para ndeshjes ndaj Sociedad në La Liga.

Trajneri italian u pyet për kritikat e shumta që ka marrë Vinicius Junior me Kombëtaren e Brazilit.

Sipas Ancelottit, Vini Jr është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe për të duhet pasur shumë dashuri.

“Nuk është në formën e tij më të mirë, por është shumë i rëndësishëm për ne. Ai ka qenë gjithmonë i rëndësishëm dhe shqetësimi im i fundit është vetëm gjendja e tij.

Ndryshe duhet të kemi shumë dashuri për të, ai na fitoi dy Liga të Kampionëve”, u shpreh Carlo Ancelotti

Real Madridi nesër nga ora 21:00 zhvillon ndeshjen ndaj Real Sociedadit.

Ancelotti flet për Vinin: Falë tij kemi dy Liga të Kampionëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version