Futbollisti turk, Arda Guler po kalon në formë të shkëlqyer me kombëtaren e tij dhe Real Madridit.

Për futbollistin turk, foli edhe trajneri Italian Carlo Ancelotti, para ndeshjes me Real Sociedadin.

Anceoltti tha për Ardan se ai do të bëhet protagonistë në të ardhmen, mirëpo në skuadër ai nuk e sheh askënd titullar të padiskutueshëm.

“Arda Güler së shpejti do të ketë më shumë protagonizëm, me siguri. Ai luajti mirë kundër Valladolidit. Të jesh titullar është i vështirë sepse nuk shoh askënd si titullar të padiskutueshëm”, tha Ancelotti.

Turku këtë sezon ka luajtur katër ndeshje këtë sezon me madrilenët teksa ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës.

Ancelotti flet për Gulerin: Arda së shpejti do të ketë më shumë protagonizëm / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version