Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot pasdite seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për miqësoren kundër Norvegjisë, që zhvillohet më 5 qershor.
Ekipit iu ka bashkuar edhe portieri Arijanet Muric, i cili për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ka munguar në ditët e para të grumbullimit. Ai ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme, derisa me intensitet të plotë kanë stërvitur edhe Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani.
Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar ta prezantojë filozofinë e lojës të cilën synon ta aplikojë në ndeshjet e ardhshme.
Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër paradite, derisa pasdite udhëtojnë në Oslo.
Amir Rrahmani dhe Edon Zhegrova rikthehen në stërvitje te Kosova / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.