Amarildo Bakaj ka fituar titullin “Wbo Youth”.
Boksieri lezhjan triumfoi në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës kundër ganezit Jonathan Mbanugu.
Bakaj ia doli me “Knock-Out” t’i shkaktonte kundërshtarit humbjen e parë në karrierë, pasi kishte 10 fitore dhe asnjë humbje.
Edhe vëllau i tij Roberto Bakaj ka fituar titullin e “Ibo Continental” pasi mposhti kolumbianin Riascos.
Boskieri shqiptar realizoi 3 “knock-out” rresht në raundin e dytë, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen.
Amarildo Bakaj nokauton ganezin Mbanugu, fiton titullin “WBO Youth” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.