Petrolul fitoi dje me rezultatin 2:1 ndaj Otelul, me golin e shënuar nga Albin Berisha.Sulmuesi kosovar, Albin Berisha realizoi gol në minutat e fundit për të siguruar fitoren e rëndësishme për ekipin e tij, shkruan LIG Sport.

Berisha tha se ndihet shumë i lumtur me këtë gol, pasi po ndihmon ekipin drejt objektivit.

“Tjetër gol për Petrolul. Shumë i lumtur që me golin e shënuar dje, arritëm fitoren e radhës të rëndësishme drejt objektivit tonë në Superligën e Rumanisë.Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme”, shkruan Berisha.

Albin Berisha pasi realizoi golin e fitores për Petrolul: Ndihem i lumtur, faleminderit për përkrahjen / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version