
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova dhe Nora Gjakova e kanë nisur me këmbë të mbarë aventurën në Grand Slamin e Parisit.
Akili fitoi me ‘Ippon’ ndaj xhudistit francez Jean Peter, me luftën që i takoi xhiros së dytë në kategorinë 73 kilogramë.
Pas kësaj fitoreje, Gjakova tani do ta ketë përballë xhudistin japonez Shusuke Uchimura në raundin e ardhshëm.
Kurse Nora Gjakova në kategorinë 63 kilogramë duke mposhtur franceze Rania Drid.
Fatkeqësisht, të njëjtën rrugë nuk e ndoqi edhe Erza Muminoviq e cila u ndal në duelin e parë duke pësuar nga holandezja Van Krevel
Akil e Nora Gjakova e fitojnë luftën e parë në Grand Slamin e Parisit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.