Agjenti i futbollistit Myrto Uzuni, Franci Bode ka reaguar për mos-ftesën në Euro 2024.

“Kur ëndrra jote është të përfaqësosh vendin tënd në nivelin më të lartë të garave! Si mund të lini jashtë një lojtar me 11 gola në La Liga-n spanjolle?”, ka thënë agjenti i tij.

“Bazuar në statistikat aktuale ai është më i mirë se 5 nga 6 lojtarët sulmues në ekipin tonë kombëtar për Euro 2024. Ai gjithmonë feston me simbolin e shqiponjës për të treguar se është krenar që është shqiptar, që lufton për fanellën që vesh si luan. Nuk e meriton këtë! Padrejtësi”, ka shtuar ai.

Sylvinho ka grumbulluar 27 futbollistë për këtë Euro 2024, derisa jashtë listës kanë mbetur Sokol Cikalleshi, Keidi Bare, Myrto Uzuni e Arbnor Muja.

Ndërkohë në listë është rikthyer kapiteni Amir Abrashi, derisa janë ftuar emra të rinj si Medon Berisha apo Arbër Hoxha.

Ndeshjen e parë Shqipëria e zhvillon me Italinë më 15 qershor, pastaj luan ndaj Kroacisë më 19 qershor dhe më 24 qershor përballet me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Agjenti i Uzunit e cilëson të padrejtë mos-ftesën e tij në Euro 2024 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version