Kreu i Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar trajnerin Fanco Foda dhe lojtarët pas triumfit ndaj Islandës dhe ngritjen në Ligën B të Kombeve.

Ai ka thënë se sot të gjithë e kuptuan se Kosova ka karakter, kualitet dhe bëhet punë.

“Një ndenj e papërshkrueshëm dhe ndeshje e jashtëzakonshme. Ndeshje vendimtare dhe këtu më gëzon fakti që ekipi ynë në ndeshje vendimtare e tregon karakterin e tij siç e bën sot”.

“Është një ndeshje që neve na e realizon pothuajse gjithë mundimin e deritashëm për faktin që Kosova për shtatë vjet kalon tri liga, nga D ku ka nisur në C dhe tani B”.

“Uroj Fodën për punën e tij dhe stafit të përgjithshëm të ekipit tonë kombëtar, por futbollistët më së shumti që dhanë gjithçka për këtë ndeshje. Sot të gjithë e kuptuan se Kosova ka karakter, kualitet dhe bëhet punë në Kosovë. Uroj kombëtaren tonë, të gjithë Kosovën dhe tifozët Dardanët për këtë të arritur”, ka thënë Agim Ademi pas ndeshjes.

Agim Ademi pas fitores ndaj Islandës: Sot të gjithë e kuptuan se Kosova ka karakter dhe kualitet / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version