Qendërmbrojtësi i Interit, Francesco Averti ka mohuar se e ka fyer në baza racore mbrojtësin e Napolit, Juan Jesus, raporton Sky Italia.

Interi barazoi 1 me 1 me Napolin, mirëpo ndeshja mori kahe tjetër pas akuzave për racizëm nga Acerbi, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Acerbi pritej të luante për Italinë në miqësoret me Venezuelën dhe Ekuadorin, mirëpo federata italiane njoftoi se nuk do të ishte pjesë e përfaqësueses me qëllim që të sqaronte situatën, ani pse është gjetur se nuk kishte qëllime racore nga Acerbi.

“Nuk ka dalë asgjë raciste nga goja ime, ai më keqkuptoi. Jam i qetë. Jam në futboll që 20 vjet dhe e di se çfarë them”, ka thënë italiani 36-vjeçar.

Acerbi mohon se e fyeu në baza racore mbrojtësin e Napolit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version