Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.
Ai ka thënë se Zhegrova është një djalë i jashtëzakonshëm, i sjellshëm, i dashur dhe përplot me kujdes.
Abdixhiku ka shtruar që potenciali i Zhegrovës është aset kombëtar.
“Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm. Përveç se talent e profesionist që po shijon e krijon majat e futbollit evropian, ai është dhe i sjellshëm, i dashur e përplot me kujdes. Prandaj takimet me të janë gjithnjë kënaqësi. Potenciali që ka, ndërsa, janë aset kombëtar!”
Abdixhiku takon Edon Zhegrovën: Potenciali që ka është aset kombëtar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.