Mundja shqiptare mori një tjetër medalje në Evropianin e kësaj disipline sportive që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Zelimkhan Abakarov u shpall nënkampion i Evropës në kategorinë e peshës deri në 61 kg në stilin e lirë teksa në finale u mposht nga mundësi rus që garon si neutral, Magomedov me rezultatin 7-4.
Ishte ky një duel me shumë rivalitet teksa të dy mundësit kërkuan triumfin final, por në fund Abakarov u detyrua të dorëzohej përballë kundërshtarit të tij dukë varur medaljen e argjendtë në qafë, shkruan tch.
Vlen të theksohet se abakarov ishte në avantazh kundrejt Magomedov, por që nuk mundi ta ruajë atë dhe në fund u kënaq me vendin e dyte.
Medalja e argjendtë e Abakarov pason atë të artë që fitoi islam Dudaev pasditen e së shtunës në kategorinë deri në 65 kg pasi mundi në finale Rashidov.
Abakarov, nënkampion i Evropës, mundësi i natyralizuar ia siguron Shqipërisë medaljen e argjentë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.