Tyson Fury pësoi humbje edhe në meçin e dytë përball Oleksandr Usyk.
Boksieri ukrainas triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi britanikut.
E pas meçit, Tyson Fury i ka lënë të gjithë në mëdyshje se a do të vazhdojë të boksojë ende.
“Dua të shkojë në shtëpi dhe të festojë Krishtlindjet. Unë kam punuar fortë për këtë meç. Faleminderit të gjithëve që erdhën dhe më mbështetën. Ju mund të më shihni sërish duke luftuar, ose ndoshta jo”, ka thënë Fury.
A do të pensionohet Fury pas humbjes nga Usyk? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.