95 mijë tifozë shqiptarë i pushtuan rrugët dhe stadiumet gjermane, në përkrahje të kombëtares “Kuq e Zi”.
Kështu Shqipëria llogaritet si një nga vendet që kanë marrë së shumti përkrahje nga fansat në “EURO 2024”.
Kombëtarja la prapa shumë vende të mëdha.
Sipas statistikave të paraqitura nga mediat gjermane, e para ishte Turqia me 130 mijë tifozë, më pas nikoqiri Gjermania me 125 mijë dhe e treta Kroacia me 103 mijë.
“Kuqezinjtë” u renditën të katërtit me 95 mijë, duke dhuruar spektakël dhe atmosferë për çka edhe u morën si shembull për të mirë nga vendasit.
Shqipëria po ashtu pati edhe paraqitje solide edhe pse në grupin më të fortë.
Skuadra e Sylvinhos, ishte e pafat pasi në grupin B u gjend bashkë edhe me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, duke mos arritur të shkonte në fazën e eliminimit direkt.
Lista e kombëtarëve me më së shumti tifozë gjatë “EURO 2024”:
Turqia: 130,000 tifozë;
Gjermania: 125,000 tifozë;
Kroacia: 103,000 tifozë;
Shqipëria: 95,000 tifozë;
Rumania: 92,000 tifozë;
Skocia: 82,000 tifozë;
Holanda: 80,000 tifozë;
Serbia: 73,000 tifozë;
Polonia: 70,000 tifozë;
Anglia: 65,000 tifozë;
Austria: 60,000 tifozë;
Danimarka: 60,000 tifozë;
Gjeorgjia: 60,000 tifozë;
Ukraina: 53,000 tifozë;
Belgjika: 50,000 tifozë;
Hungaria: 46,000 tifozë;
Sllovenia: 44,000 tifozë;
Franca: 41,000 tifozë;
Zvicra: 39,000 tifozë;
Republika Çeke: 38,000 tifozë;
Portugalia: 37,000 tifozë;
Italia: 36,000 tifozë;
Sllovakia: 35,000 tifozë;
Spanja: 34,000 tifozë
95 mijë tifozë shqiptarë ‘pushtuan’ stadiumet gjermane / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.