Skena të turpshme janë parë në Kampionatin Evropian të Taekwondos për djem dhe vajza nga njëri prej trajnerëve të Kosovës, që po mbahet në Tiranë.

Një nga trajnerët e Kombëtares së Kosovës ka trajtuar dhunshëm një vajzë tetëvjeçare, e cila ka pësuar humbje.

Taekëondosja serbe Nina Savic fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për moshat 6 deri në 8 vjeç ku në finale mposhti Valine Fetiun nga Kosova.

Pas humbjes së vajzës nga Kosova, trajneri i Kosovës e ka sulmuar fizikisht.

Fillimisht ai e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e goditi me shuplakë. Vajza ra në dysheme dhe filloi të qajë, shkruan klix.ba.

 

Më pas, një nga gjyqtarët e ndeshjes erdhi menjëherë dhe e përqafoi vajzën.

Sipas mediave nga rajoni, trajneri është dënuar menjëherë me gjashtë muaj.

Një sjellje e turpshme e trajnerit tonë, që fëmijëve në sport fillimisht duhet tua mësojnë respektin, pa marr parasysh se me kë përballen dhe se a i fitojnë apo humbin ndeshjet. /Telegrafi/

8-vjeçarja nga Kosova goditet me shuplakë nga trajneri pasi humbi nga rivalja serbe në teakwando / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version