600 euro është gjoba që ka marrë presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi në lidhje me dyshimet se ka sulmuar fizikisht trajnerin e Fushë-Kosovës pas ndeshjes me Ballkanin para disa javësh, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ka deklaruar se pas përfundimit të ndeshjes në korridorin e zhveshtoreve dyshohet se e ka sulmuar fizikisht trajnerin e ekipit mysafir Burim Shalën.
“Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë prej 600 euro”, shkruan në vendimin e Komisioni Disiplinor dhe Etikës”, thuhej në njoftimin e Komisionit Disiplinor dhe Etikës.
Ndërkaq, klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë për lëshim në organizimin e ndeshjes, të cilën e fitoi me rezultat 3 me 0 ndaj Fushë-Kosovës.
“Dënohet me gjobë në shumë prej 1300 euro”, thuhet në vendimin e KD-së.
600 euro gjobë për presidentin e Ballkanit për dyshimet për sulm fizik / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.