Mbi 50 mijë tifozë do ta mbështesin kombëtaren e Shqipërinë në përballjen e parë ndaj Italisë në Dortmund.
Mediat e huaja dje raportuan se se më së shumti tifozë që kanë udhëtuar janë shqiptarë, në krahasim me shtetet e tjera. Këtë lajm e ka shpërndarë sot edhe kryeministri, Edi Rama.
“50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë
Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, ka shkruar Rama.
Përballja mes Shqipërisë dhe Italisë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 21:00.
50 mijë tifozë shqiptarë në ndeshjen me Italinë, Rama: Shqipëria e ka fituar Evropianin e saj, s’ka më asgjë për të humbur / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.