Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Golin e shënoi Emir Sahiti në minutën e  70’të, në paraqitjen e pestë për Kosovën, shkruan Reporteri.net.

Dy golat e tjera i shënuan Kapiteni Amir Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

Momentalisht, Kosova ka gjashtë pikë në vendin e dytë në grupin 2 në Ligën C, tri më pak se Rumania që prin.

Në anën tjetër, Qipro është në pozitën e tretë me tri pikë, falë një fitoreje minimale ndaj Lituanisë në xhiron e parë.

Gjatë nëntorit, Kosova do t’i luajë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij cikli, teksa do ta presë Lituaninë dhe udhëton për t’u përballur me Rumaninë.

3:0 për Kosovën, shënon Emir Sahiti / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version