Nga ora 18:00 po zhvillohet njëri prej derbive më të zjarrtë në futboll. Bëhet fjalë për derbin e Turqisë mes Galatasarayt e Fenerbahçes.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Galatasarayt dhe i takon xhiros së 25-të të Superligës turke të futbollit.

Galata është e para me 63 pikë, ndërsa Fenerbahçe mban vendin e dytë me 57 pikë.

Ka pasur shumë akuza për favorizim të Galatasarayt në garën për titull. Ka pasur edhe tensione mes tifozëve, si zakonisht.

Me fitore Fenerbahçe do të hapte garën për titull.

Është raportuar se për të ruajtur rendin në derbi të angazhuar janë mbi 30 mijë policë.

Ndeshjen po e drejton Slavko Vincic./Express

30 mijë policë të pranishëm në stadium për ndeshjen Galatasaray – Fenerbahçe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version