Përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës, që po luhet sot me fillim nga ora 20:45, tifozët në “Air Albania” kanë mbajtur një minutë heshtje.
21 mijë tifozë kanë nderuar 14-vjeçarin Martin Cani që u nda nga jeta të hënën pas një sherri me thika mes bashkëmoshatarëve.
I ndjeri ishte pjesë e Dinamos U-15 dhe ëndërronte të bëhej futbollist. “Vrasja s’është pasion, futbolli po. Prehu në paqe Martin”, ishte një banderolë e tifozëve.
21 mijë tifozë nderojnë me një minutë heshtje Martin Canin, futbollistin 14 vjeçar që u ther me thikë në Tiranë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.