
Meqenëse Bayern Munich feston sot 125 vjetorin, do t’ju njohim me numrat më të rëndësishëm dhe rivalitetet më të forta në historinë e klubit më të madh në Gjermani.
1 – Bayern kryeson në tabelën e të gjitha kohërave në Bundesliga me 4125 pikë (fitoret e llogaritura me 3 pikë).
2 – Bayern është e vetmja skuadër gjermane që ka realizuar “Treble” në dy raste (Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe UEFA Champions League brenda një sezoni), në vitet 2013 dhe 2020.
11 – Titujt rradhazi që Bayern fitoi në Bundesliga mes 2012/13 dhe 2022/23 është seria më e gjatë në 5 kampionatet kryesore në Evropë.
12 – Thomas Müller është lojtari më i suksesshëm në Bundesliga me 12 tituj – të gjithë me fanellën e Bayern.
17 – Bayern ka rekordin e më pak golave të pësuar në një sezon në Bundesliga, vetëm 17 në 2015/16.
19 – Bayern mban rekordin e fitoreve rradhazi, 19 nën drejtimin e Pep Guardiola-s, nga raundi i 9 – 27 në sezonin 2013/14.
20 – Bayern është klubi më i suksesshëm në Kupën e Gjermanisë me 20 trofe. 24 finalet e luajtura janë gjithashtu një rekord më vete.
22 – Bayern e ruajti portën të paprekur në 22 ndeshje në 2014/15.
25 – Bayern fitoi titullin në Bundesliga me diferencën më të madhe nga vendi i dytë, 25 në sezonin 2012/13.
27 – Bayern fitoi titullin më të shpejtë në 2013/14 duke siguruar “Meisterschale”-n pas vetëm 27 ndeshjeve.
29 – 29 fitoret që Bayern arriti në 2012/13 dhe 2013/14 nën drejtimin e Jupp Heynckes dhe Guardiola përkatësisht janë rekorde sezonale.
33 – Bayern ka numrin më të madh të titujve kampionë në Gjermani, 33.
41 – Robert Lewandowski vendosi një rekord të ri për golat në një sezon në Bundesliga kur shënoi 41 në 2020/21, duke thyer rekordin e Legjendarit Gerd Müller (40 në 1971/72 ).
53 – Bayern zhvilloi 53 ndeshje pa humbje në Bundesliga (46 fitore, 7 barazime) nga raundi 10 në 2012/13 në raundin 28 në 2013/14.
87 – Bayern shënoi për 87 ndeshje rradhazi në Bundesliga, mes raundit 22 në 2019/20 dhe raundit të 6 në 2022/23.
91 – Bayern fitoi 91 nga 102 pikët e mundshme në sezonin 2012/13 pas 29 fitoreve, 4 barazimeve dhe vetëm 1 humbjeje.
101 – Bayern vendosi një rekord për golat e shënuar në një sezon në Bundesliga me 101 të tillë në 1971/72. Bayern arriti sërish me shifra trefishe në 2019/20 (100 gola).
170 – Bayern shënoi në 170 ndeshje rradhazi në kampionat përpara barazimit 0-0 ndaj Bayer Leverkusen në raundin e 22 të këtij sezoni.
300 – Vetëm 3 lojtarë kanë fituar më shumë se 300 ndeshje në Bundesliga – Thomas Müller (355), Manuel Neuer (Schalke 04 & Bayern 353) dhe Oliver Kahn (Karlsruhe & Bayern 310).
365 – Gerd Müller është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Bundesliga, 365 gola të gjithë për Bayern. I dyti me më shumë se 300 gola në Bundesliga është Lewandowski (312, nga të cilët 238 për Bayern).
1230 – Bayern është klubi që ka fituar më shumë se 1000 ndeshje në Bundesliga (aktualisht 1230).
1965 – Bayern humbi dy sezonet e para dhe erdhi në vitin 1965 në Bundesliga. Nga ai moment luan 60 sezone rradhazi aty.
2033 – Bayern ka luajtur më shumë ndeshje në Bundesliga (2033). Bashkë me Werder Bremen (2025) jane klubet e vetme që kanë kaluar kuotën e 2000 në kategorinë e parë në Gjermani. Sfida Bayern vs. Bremen është përballja më e gjatë në Bundesliga (116 ndeshje).
4584 – Bayern ështië skuadra e vetme që ka shënuar më shumë se 4000 gola në Bundesliga. Totali aktual është 4584.
382,000 – Bayern është klubi më i madh në Gjermani dhe i dyti më i madh në Botë me më shumë se 382.000 anëtarë.
125 vjet Bayern / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.