Liverpooli ka kaluar në çerekfinale të Europa Ligës duke mposhtur Spartën e Pragës me rezultat të përgjithshëm 11-2. Të enjten mbrëma, anglezët fituan me rezultat 6 me 1, ndërkaq ndeshja e parë përfundoi 5 me 1.
Dy gola i ka realizuar Cody Gakpo ndërkaq golat e tjerë i kanë realizuar Nunez, Clark, Salah dhe Szoboszlai.
Në çerekfinale kanë kaluar edhe ekipet tjera favorite si Milani, Roma dhe Bayer Leverkuseni.
11 gola të Liverpoolit në dy ndeshje ndaj Spartës së Pragës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.