Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu godinën mëngjesin e kësaj të diele. Sipas QSUT, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka ka asnjë të dëmtuar.
Ndërkohë, pacientët janë evakuuar në godine të tjera, aty ku ndodhen shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT.
“Nuk ka asnjë të dëmtuar dhe pacientët janë të gjithë të akomoduar në godina të sigurta, ku janë shërbimet e tjera të urgjencës në QSUT.
Falë angazhimit të personelit mjekesor, mbështetës dhe atij zjarrëfikës situata është nën kontroll”, thuhet në njoftim.
Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim, teksa mësohet se bateritë e serverave kanë pasur probleme gjatë natës në katin -2./vizionplus.tv/