Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e kësaj të shtunë në brendësi të territorit të pyllit të sodës.
Zjarri ka prekur një sipërfaqe me pisha teksa po përhapet me shpejtësi i favorizuar edhe nga era e fortë bregdetare.
Po digjet një sipërfaqe e madhe me pisha teksa 5 automjete zjarrëfikëse në vendin e ngjarjes duke luftuar flakët.
Zjarri dyshohet i qëllimshëm i vendosur nga persona në zonë. Policia gjithashtu në vendngjarje duke survejuar perimetrin e sigurisë Për momentin nuk rrezikohen biznese apo banesa./vizionplus.tv