Flakët kanë përfshirë me shpejtësi lagjen ““Ndoc Mazi”, në Shkodër, duke shkaktuar panik tek banorët.
Në vendngjarje është shfaqur edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i cili komunikon me zjarrfikësit.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia, ku thekson se po evakuohen banorët e zonës.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se tregu i sendeve të përdorura është shkrumbuar dhe flakët janë shtrirë më tej, duke djegur edhe një banesë.
Po ashtu, rrezikohen edhe të tjera banesa private apo pallate. Nuk dihet nëse ka njerëz të lënduar.
“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet ne reagim./vizionplus.tv/