Një zjarr ka rënë në Zadrimë të Lezhës mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Kodhel në një sipërfaqe toke bujqësore.

Flakët janë përhapur menjëherë dhe kanë djegur një sipërfaqe të gjerë me barishte.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në zonë dhe po punojnë për vendosjen e flakëve nën konttroll, teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version