Mbrëmjen e sotme (25 gusht) një zjarr masiv ka përfshirë kullotat në zonën e Lunxhërisë.

Vatra e zjarrit është regjistruar në vendin e quajtur Shën Todhër ndërsa flakët favorizohen nga era.

Zjarri, i ndihmuar nga era po përhapet në një sipërfaqe të gjerë.

Strukturat e emergjencës kanë kërkuar edhe mbështetjen e banorëve për lokalizimin e zjarrit në zonën e Shën Todhrit.

Në terren për shuarjen e flakëve po punojnë tre automjete zjarrfikëse, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe banorët dhe vullnetarë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version