Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Malinat të bashkisë Berat.

Zjarri që mendohet se ka qënë i qëllimshëm, u përhap me shpejtësi drejt zonës kodrinore të mbjellë me vreshtari e  pemtari, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Drejt zonës shkuan 20 zjarrfikës nga Berati, 10 nga Poliçani dhe forca policie.

Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit dhe për këtë arsye u punua me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë i mundur izolimi i zjarrit, duke u shmangur përhapjen drejt fshatit Malinat dhe plantacioneve me pemë frutore dhe ullinj.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 2 ha me bimësi të egër dhe rreth 50 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit Fitim Hadaj, banor i fshatit Malinat./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version