Prej 3 ditësh janë shfaqur disa vatra zjarri në Malin e Thatë, në territorin e bashkisë Pustec, zjarre këto që kanë përshkruar rreth 50 hektarë me bimësi të ulët dhe kullotë.
Për fikjen e zjarreve janë angazhuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Pustec, shërbimit pyjor, banorë të zonës e së fundmi për shkak se zjarri ndodhet në kufi, në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikësit e Ohrit dhe Resnjës të Maqedonisë së Veriut.
Për shkak të terrenit të thyer dhe erës së fortë puna për izolimin e flakëve është tejet e vështirë, ndërsa zjarri ndodhet në ditën e 3 të tij të jetë aktiv. /vizionplus.tv