Një vatër zjarri është krijuar edhe në Orikum.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se zjarri ka rënë në zonën e quajtur Qafa e Luadhit, që prej orës 19:00 dhe vijon të jetë ende aktive. Së fundmi ka një përhapje edhe më masive të flakëve që vijojnë prej 2 orësh që favorizohet dhe nga era e fortë.

Nga flakët janë djegur disha shkurre dhe kallamishte, ndërsa në rrezik është edhe një banesë.

Kjo është vatra e tretë e zjarrit mbrëmjen e kësaj të shtune. Fillimisht vatra e zjarrit u raportua në pyllin e Sodës në Vlorë, për të vijuar më pas me flakët që u krijuan në Fier dhe Memaliaj.

Në të gjitha vatrat, flakët jaën favorizuar nga era, por fatmirësisht më pas ato janë vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme serioze në njerëz apo në banesat që ndodhen pranë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version