Kandidati për Himarën i mbështetur nga PD dhe partitë të tjera opozitare, Petro Gjikuria, ka hedhur votën e tij.

Ai u shfaq në qendrën zgjedhore përkatëse, ku edhe votoi.

Në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, Gjikuria shihet duke u përshëndetur me qytetarët.

Ndërkohë, edhe kandidati socialist për Himarën, Vangjel Tavo ka hedhur votën e tij.

Ai është shprehur për mediat se sot qytetarët himariotë të shprehin vullnetin e tyre.

“Sot e kane fjalën qytetarët iu bej thirrje himariotëve të dalin në votime. Të votojnë alternativën më të mirë, uroj procesi te vijojë i qetë ashtu siç u zhvillua edhe fushata”, tha ai.

Procesi i votimit mbyllet në orën 19:00./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version