Tuneli i Llogarasë pritet që të hapet në datën 5 korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë në rrjetin social Facebook një video, ku duket që punimet janë drejt fundit.

Në total ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë, ndërsa është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit.

Tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version