Policia e Fierit ka zbuluar dy lokale të përshtatura për lojëra fati të ndryshme.

Për 2 rastet e goditura, 1 person është arrestuar, 1 është proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi F. L., 43 vjeç, banues në Varibop, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i madh, bashkëpronarë të lokalit.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin e goditur në fshatin Drizë, është shpallur në kërkim shtetasi D. R., 36 vjeç, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen B. R., 35 vjeçe, të dy banues në fshatin Zhupan.

Gjatë kontrolleve në këto 2 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 6 tableta, 2 kompjuterë, 2 laptopë, 1 monitor, 1 DVR, 1 celular, 2 kasa që shërbejnë për printimin e biletave dhe 9 bileta sportive.

Share.
Exit mobile version