Shtatë grupe kriminale u goditën nga SPAK më 17 maj pas zbërthimeve të bisedave ndërmjet anëtarëve të bandave në platformat Sky dhe Encrochat.

Avokati Ledio Braho, i ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj, tha se fakti që këto grupe kishin lënë gjurmë kaq hapur, i bën ato “mediokre” dhe jo grupe të strukturuara kriminale.

Ledio Braho: Fakti që kanë dalë kaq zbuluar në Sky dhe Encrochat nuk janë të strukturar. Në momentin që gjuha shqipe ishte më e përdorura tregon që nuk janë të strukturuara. Italishtja ishte gjuha më pak e përdorur në grupet mafioze italiane. Po të lexosh ato biseda e kupton se çfarë niveli mediokër kanë grupet kriminale. Të lësh gjurmë të tilla nuk besoj se i bën grupe të strukturura./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version