GJKKO ka shtyrë për ditën e nesërme vendimin për ish-kryeminsitrin Sali Berisha, pas kërkesës së bërë nga SPAK.

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene ka mësuar se SPAK ka kërkuar masën “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjithashtu Cene ka konfirmuar edhe se në kërkesën e SPAK theksohet që ish-kryeministri Sali Berisha të mos ketë asnjë kontakt me persona të jashtëm përveç familjarëve.

Ndërkohë është kërkuar edhe që shtëpia ku ish-kryeminsitri Berisha do të qendrojë të ruhet me policë.

Kujtojmë që SPAK ju drejtua dy javë më parë Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit për deputetin Sali Berisha në mënyrë që të kërkonte më pas ashpërsimin e masës ndaj tij.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha GJKKO kishte vendosur më herët masën detyrim paraqitje, ku të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji ai do të duhej të paraqitej para oficerit të policisë gjyqësore.

Por në asnjë rast ish-kryeminsitri Berisha nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës, me pretendimin se ishte shkelur Kushtetuta.

/Vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version