Jo vetëm në rastin e arrestimit të trafikantëve të armëve të zjarrit, por agjentët e antidrogës gjatë operacionit “Tempulli 2” kanë organizuar edhe në rastet e tjera blerje të simuluara.

Me qëllim dokumentimin ligjor dhe grumbullimin e provave materiale, një i infiltruar i policisë bëri blerje të simuluar tek njëri prej personave të arrestuar, Rubens Huqi.

Në datën 03 nëntor 2023, rreth orës 21:45, në Rrugën e Durrësit, i infiltruari kreu blerjen e simuluar të një doze me kokainë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar përgjimet.

Hiqi e reklamonte drogën si “yll” cilësore.

Rubens Huqi: A ta ka lënë Mizi kët numrin ty?

Agjenti: Aaa?

Rubens Huqi: Igli ta ka lën kët numrin?

Agjenti: Po, car bone ti?

Rubens Huqi: Hic… (Nuk kuptohet)… se u ngatërrova në mjes me mizin anej.

Agjenti: A.

Rubens Huqi: Jo mo e kom lon një pronari unë o vlla po se di.

Agjenti: Jo dje po pardje isha unë. Dje dje.

Rubens Huqi: Dentisti? A ta ka dhënë ai dentist?

Agjenti: Igli pra.

Rubens Huqi: Po ai të jep se… (Nuk kuptohet).

Agjenti: Po sis po a të thash Igli.

Rubens Huqi: Po pra ik hajt, notën.

Agjenti: Hajt.

Rubens Huqi: Ma boj hallall… (nuk kuptohet)…

Agjenti: Ku…(nuk kuptohet)… S’ishe me makinë?

Rubens Huqi: O vlla me makinë isha e lashë në lagje se. Do iki një shoku im për një porosi e ti e di si janë or burr thon ktu.

Agjenti: Ej po ti kam një orë tu prit or burr me rob shpie.

Rubens Huqi: Tani pret gjys ore. Po për zotin bona nji tjetër se e di që ke një orë se e di kur ke shkrujt po her tjetër lajmëro gjys ore para.

Agjenti: Po po mor po e kisha dhe me nxitim zero treshe e ke?

Rubens Huqi: Zero katshe

Agjenti: Zero katshe?

Rubens Huqi: Zero katshe e ke yll… (nuk kuptohet)…mos do me ngel më shumë. Ika lac.

Agjenti: Mir vlla.

Share.
Exit mobile version