Përfaqësuesi i SHBA-ve, David Wisner ka konfirmuar mbështetjen amerikane për Reformën në Drejtësi, gjatë një konference për uljen e stokut të dosjeve.

Ai tha se është bërë një punë e mirë teksa theksoi se rezultatet e reformës tashmë janë të dukshme.

“Dua të sjell në vëmëndje diçka të rëndësishme, duhet të ecim përpara, diçka që ju e keni bërë, por mendoj se do të futemi drejt olimpikut të drejtësisë. 30 vjet kur e mendoni është një kohë shumë e gjatë, por ju keni bërë një punë të mrekullueshme, por ka akoma për të bërë.

Në thelb të çdo të drejte demokratike është përgjigja e drejtësisë ndaj çdo qytetari. Ne i kemi imazhet e dosjeve të tejmbushura. Kjo strategji që po nisni është e rëndësishme për t’iu përgjigjur çdo nevoje.

Standardet e larta shikohen te çdo prokuror dhe Reforma në Drejtësi është e suksesshme dhe jeni duke sjellë drejtësi.

Kjo do të jetë shumë e vështirë, por zgjedhjet tuaja për të bërë drejtësi do t’i japin një qasje tjetër vendit. Disa nga hapat që ju ndoqët për t’u përmiurësuar kanë qenë të dhimbshme, por kanë sjellë rezultat.

Koordinimi i institucioneve të drejtësisë është pikë kyçe sepse asnjë institucion nuk mund t’i zgjidhë çështjet i vetëm. Ky është një mund olimpik, politika duhet të bëjë të vetën.

Ju premtoj që SHBA do ju mbështesë për çdo hap dhe shpresoj që të jeni në një linjë dhe të bashkëpunoni, pasi rezultati do të jetë edhe më i saktë”, tha Wisner. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version