Hetimet për zbardhjen e vrasjes së Pëllumb Metës kanë marrë një kthesë tjetër. Për të zbuluar se cili nga familjarët e tij e ka qëlluar me armë, efektivët kanë dërguar në poligon tre fëmijët dhe bashkëshorten për të testuar aftësitë e tyre për qitje me pistoletë.
Nga testi i kryer ka rezultuar se Hygerta dinte të mbushte armën dhe të kryente qitje, ndërsa dy vëllezërit dhe nëna e saj kanë refuzuar ta kryejnë qitjen me arsyetimin se nuk dinë të mbajnë armën.
Fotoja e mëposhtme është shkëputur nga momenti kur 19-vjeçarja po kryen qitje.
Hygerta shfaqet e qetë, ndërsa kreu disa qitje radhazi, duke vërtetuar se ajo dinte ta përdorte armën.
Nga ana tjetër, refuzimi i djemve dhe bashkëshortes për të kryer qitje, ka thelluar dyshimet te grupi hetimor se vrasjen e 50-vjeçarit mund ta ketë kryer njëri nga djemtë dhe se autorësia po kërkohet t’i lihet vajzës, me shpresën se ajo mund të dënohet më pak.
Dyshimet përforcohen nga ekspertiza e kryer me armën e krimit ku u gjetën gjurmë gishtërinjsh të djalit të vogël të familjes, Amarildos, në qesen që ishte mbeshtjellë ajo. Në armën e krimit rezulton se gjurmët ishin fshirë.
Prokuroria e Durrësit akuzon si autor të vrasjes djalin e madh të familjes, ndërsa Hygertën e Amarildon si bashkëpunëtorë të tij./vizionplus.tv