Një vrajse e dyfishtë ndodhi mbrëmjen e sotme në Velipojë. Viktima mbetën Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç
Ndërsa autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, të cilët pas krimit të rëndë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Sulaj bën me dije se shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të jetë bërë një konflikt i nisur më datë 28 qershor mes Ersild Ishmit dhe kuzhinierit të hotelit. Ndërsa vëllerëzit Frroku janë pronarët e hotelit ku u shënua konflikti më 28 qershor.
Drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë.
Sulaj: Jemi njoftuar që rreth orës 21:00 të mbrëmjes në qytetin e Velipojës ka ndodhur një konflikt me armë zjarri. Si pasojë janë plagosur dhe më pas kanë gjetur vdekjen në spital shtetasit Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç. Mendohet që shkak i këtij konflikti është një debat midis dy viktimave dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak i këtij konflikti ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor të këtij viti mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij lokali. Aktualisht policia është angazhuar maksimalisht për dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe shoqërimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar si dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.
33-vjeçari Ersild Ishmi rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e një lokali në Velipojë. Kjo pasi kuzhinieri, kishte një konflikt me kushëririn e 33-vjeçarit.
Ishmi, pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u largua me shpejtësi, ndërsa policia iu vu në ndjekje. Ai u arrestua më 14 korrik dhe aktualisht ndodhej në “arrest shtëpie”. /vizionplus.tv