Komisioni Qendron i Zgjedhjeve, në një letër drejtuar partive politike në vend, njofton se vota e diasporës nuk mundësohet dot nga shërbimi postar.
Në letrën e KQZ theksohet se shkak për këtë është koha që shërbimi postar ka në dispozicion, e cila është e pamjaftueshme për çëshjte teknike.
“Të gjithe ofruesit e sherbimit postar nderkufitar benë me dije se koha qe ju duhet per dërgimin e fletëve te votimit nga Shipëria, në adresat perkatëse të votuesve jashte vendit eshtë 45 dite. Koha më e shkurter, por ge do ta vinte gjithsesi ne veshtiresi/pasiguri procesin eshte 30 dite. Sikurse ju i dini afatet per registrimin e subjekteve zgiedhore dhe kandidateve, se bashku me kohën per prodhimin e fleteve te votimit datone reth 10-12 dite perpara datës se zgjedhjeve.
Në çdo rast jo më pare se 30 dite perpara. Te gjithe operatorët perfshi edhe ate publik versone se eshtë e pamundur dergimi i fleteve të votimit jashte dhe kthimi i tyre ne Shqipëri ne nje kohë më te shkurtër se 30 – 45 dite. Praktikat e vendeve te tjera ku disa prej ketyre operatoreve jane angazhuar ne votimin nga jashte konfirmojnë afatin e dergimit dhe te kthimit te fletëve te votimit nga jashte, ne nje periudhe kohore jo me te pakët se 45 dite”, thuhet në njoftimin zyrtar.
KQZ nënvizon se duhet përjashtuar kategorikisht alternativa e dërgimit te fletës nga votuesi drejt KQZ me postë të thjeshtë pasi kjo e fundit nuk ka gjurmim të asnjë lloji./vizionplus.tv