Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili më datë 29.08.2024, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”, dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës.
Sipas policisë, i riu me iniciale A.H ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”.
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. H., 21 banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas, më datë 29.08.2024, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko”, dhe më pas e ka braktisur atë në zonën e Laprakës”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë./vizionplus.tv