Policia e Shkodrës ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili akuzohet për vjedhje.
Shtetasi I. D., 70 vjeç kishte kallëzuar se i kishin vjedhur automjetin tip “Ford”, në lagjen “10 Korriku”.
Pas hetimeve u vu në pranga shtetasi Romeo Shatrolli, 37 vjeç. Ai u kap në flagrancë teksa kryente manovra të rrezikshme, me automjetin e vjedhur.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.