Situata e pazakontë e përmbytjeve dy ditë më parë në Vlorë ka mbledhur në një takim kryebashkiakun Ermal Dredha, prefektin dhe përfaqësues të ndërmarrjes së  Ujesjelles – kanalizimeve. Ata kanë diskutuar shkaqet e situatës së pazakontë dhe masat që duhen marrë nëse ajo përsëritet.

“Ishte nje situate e pazkaonte. reshje për dy ore e gjysëm që shkkatuan emergjencë. e shoh shumë të nevojshme që këtë takim ta bëjmë disa here per të parë se si do të zhvillojmë qytetin se ka nevojë për ndërhyrje edhe pse se ndalojmë dot natyren por mund të parandalojmë, dhe të përmirësojmë gabimet qe janë bërë në 30 vite”, tha Dredha.

Reshjet e shiut që zgjatën pak më shumë se dy orë, sollën ndërpreje të energjisë, bllokim të lëvizjes së qyetarëve dhe automjeteve si dhe mungesë të ujit të pijshëm.

Për shkaqet që sollën këtë situatë ka nisur  një audit edhe kontrolli i Lartë i Shtetit. Pjesë e kontrollit do të jenë disa institucione, për të analizuar shkaqet që çuan në përmbytjen e pazakontë si dhe  menaxhimin e situatës nga strukturat përkatëse. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version