Prej 4 ditësh vijojnë të digjen pyjet në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit në Mirditë, ndërsa autoritetet lokale bëjnë thirrje për ndërhyrje nga ajri. Situata më e vështirë mbetet në fshatrat Petoç dhe Lajthizë ku dendësia e pemëve është shumë e madhe, e po ashtu territori i vështirë. Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi në një reagim në rrjetet sociale tregon se, është kërkuar ndërhyrje e menjëhershme nga ajri.

“Situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrëfikës dhe pyjor por dhe banor të zonës. Gjithashtu prej ditës së djeshme ndërhyrjes së Bashkis i janë bashkuar edhe forcat zjarrëfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri”, shkruan ai.

Apeli për ndihmë u ka shkuar edhe banorëve te fshatrave të Fanë dhe Orosh. Zjarri që po djeg sipërfaqe të tëra në Mirditë dyshohet që vatrën fillestare e kishte në pyjet e Kukësit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version