Forcat Speciale Shqiptare mblodhën për herë të parë në Shqipëri njësitë më elitare të tetë Forcave Speciale nga rajoni i Ballkani Perëndimor, në poligonin kombëtar të Bizës në stërvitjen “Strong Balkan 23”.

Forcat e Armatosura Shqiptare planifikuan dhe organizuan në stërvitjen më të madhe me 220 forca speciale.

Për herë të parë operatorët e forcave speciale shqiptare kryen infiltrim nga ajri me parashuta në 6000 metra lartësi duke u bërë kështu plotësisht operacionale e të ndërveprueshëm. Qëllimi i stërvitjes përmes skenarëve kompleks ishte për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, por dhe nivelin profesional, aftësimin taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë.

Vetë NATO ka publikuar pamjet e stërvitjes që u zhvillua nga 31 tetori deri më 10 nëntor 2023 ku përmendet edhe motoja e ROS: ‘Më mirë të vdesim për diçka sesa të jetojmë pa bërë asgjë!’

“Kjo krijon një ndjesi sigurie në rajonin e Ballkanit, ku forcat speciale stërviten së bashku duke sjellë paqe dhe siguri”, është shprehur komandanti i Regjimentit të Forcave Speciale nënkolonel, Ajet Jata.

 

Share.
Exit mobile version